Nga Ulqini, mesazh uniteti: Libri dhe kultura forcojnë lidhjet mes

0%

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 25-të të Panairit të Librit në Ulqin, duke vlerësuar rolin e qytetit në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Begaj ka theksuar se Ulqini është një qytet me histori, kulturë dhe një traditë të vyer mikpritjeje, ku shqipja mbetet gjuhë e familjes, kujtesës dhe krijimtarisë.

“Kënaqësi të isha pjesë e 25-vjetorit të Panairit të Librit, që mbledh këtu botues shqiptarë nga të gjitha trevat, e të takohesha me përfaqësues të partive shqiptare dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Begaj. Sipas tij, bashkëpunimi dhe uniteti ndërmjet shqiptarëve kontribuojnë në realizimin më të shpejtë të objektivave të përbashkëta dhe në procesin e integrimit evropian.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe këshilltarja e U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Vlora Konushevci, e cila ka përcjellë mesazhin e Haxhiut, se libri përbën një urë të qëndrueshme që afron dhe lidh shqiptarët kudo që jetojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo ka theksuar se Panairi i Librit në Ulqin është dëshmi se gjuha, libri dhe kultura janë shtylla të rëndësishme të identitetit kombëtar dhe forcojnë lidhjet shpirtërore e kulturore në të gjithë hapësirën shqiptare.

Burimi: Bota Sot