Vera gjallëron Gërminë, Prishtina ofron alternativa për freskim dhe

0%

Për të gjithë ata, që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të shkojnë në pushime bregdetare, kryeqyteti po ofron alternativa të shkëlqyera rekreacioni për ta sfiduar vapën. Megjithëse kjo verë po shoqërohet me temperatura të larta dhe reshje të shpeshta shiu, parqet dhe Pishina Publike e Gërmisë mbeten destinacionet më të vizituara këtë sezon.

Ndonëse moti gjatë këtij sezoni ka sjellë edhe reshje të shpeshta shiu, ditët e diellit po shfrytëzohen maksimalisht në hapësirat rekreative të Gërmisë. Fluksi i vizitorëve mbetet i lartë, i favorizuar edhe nga çmimet e përballueshme të biletave që variojnë nga 2 deri në 3 euro. Hapësira e madhe dhe standardet e ofruara bëjnë që qytetarët të shprehen të kënaqur me këtë pikë freskimi.

“Po më pëlqen. Më shumë më pëlqen të vij këtu sesa në det” , tha një qytetar. Ndonëse pishina u detyrua të mbyllej përkohësisht vetëm pak ditë përpara hapjes zyrtare, menaxhmenti ka marrë të gjitha masat që cilësia e ujit dhe siguria e qytetarëve të jenë në nivelet më të larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç kontrolleve të rregullta, ky sezon veror sjell edhe risi të rëndësishme me karakter social për kryeqytetin. “Ne kemi një person përgjegjës, biologen, e cila çdo ditë verifikon cilësinë e ujit. Si risi për këtë sezon kemi organizuar kursin falas të notit për të gjithë nxënësit e shkollave publike të Prishtinës”, thotë Medina Krasniqi, Mushica, menaxhere e Pishinës së Gërmisë.

Pos freskisë që ofron uji, shumë qytetarë zgjedhin parqet e qytetit për të pushuar e për të kaluar kohën e lirë. Parku i Gërmisë vazhdon të mbetet një nga vendet më të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat, pothuajse në çdo stinë të vitit. “Shume shpesh vij ofron shumë hapësirë për rekreacion “, thotë tjetri qytetar.

Ndërkohë, parku i qytetit mbetet një oazë e gjelbër urbane shumë më e vogël dhe më kompakte, që edhe në orët vonë mbetet pikëtakimi për shumë qytetarë. Parku i Qytetit në Prishtinë mbetet një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve për pushim, shëtitje dhe argetim, përmes shtigjeve të tij për ecje, hapësirave të gjelbra dhe këndeve të lojërave për fëmijë.

Përveç pishinave dhe parqeve që frekuentohen gjatë ditës, kryeqyteti gumëzhin thuajse deri në agim me aktivitete të shumta kulturore e argëtuese, ku e gjen veten kryesisht rinia. Mes freskisë së natës dhe gjallërisë urbane, Prishtina ofron mundësi të pafundme për të gjithë ata që gjatë verës qëndrojnë këtu.

Burimi: Bota Sot