Zyrtare: Vinicius Jr rinovon me Real Madridin për gjashtë sezone

0%

Sulmuesi brazilian Vinicius Jr. k a arritur marrëveshje për një kontratë të re gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në Santiago Bernabéu deri në vitin 2032. 26-vjeçari kishte hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe së fundmi kishte tërhequr interesimin e Arsenalit.

Megjithatë, Real Madridi njoftoi të enjten se të dyja palët kanë rënë dakord për zgjatjen e marrëveshjes deri më . “Vinicius Jr. është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në një nga periudhat më të suksesshme në historinë tonë”, thuhej në komunikatën e klubit madrilen.

Bisedimet për kontratën e re kishin ngecur për një periudhë, por Real Madridi paraqiti një ofertë të re të mërkurën dhe Vinicius raportohet se ka qenë i kënaqur me kushtet e reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vini Jr. 2️⃣0️⃣3️⃣2️⃣ @ViniJr pic.twitter.com/PumHTk6nRm — Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 6, 2026 Ai iu bashkua Real Madridit nga klubi brazilian Flamengo në vitin 2018 dhe kishte nënshkruar një zgjatje të mëparshme të kontratës tre vite më parë.

Reali dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë qenë në negociata për një marrëveshje të re gjatë 18 muajve të fundit, por tani Vinicius pritet të vazhdojë qëndrimin në klubin që më parë e ka quajtur “klubi i ëndrrave të tij”. Braziliani u rikthye te skuadra të hënën për stërvitjen e parë parasezonale dhe testet mjekësore pas angazhimit të tij me Brazilin në Kupën e Botës.

Vinicius ka shënuar 128 gola në 375 paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat, ndërsa për Brazilin ka realizuar 13 gola në 54 ndeshje./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi