Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarë brenda një qendre tregtare. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se rasti është raportuar rreth orës . Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.
I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është duke u intervistuar. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
