Salihu: Duket se Kurti e ka seriozisht që posti i presidentit të

0%

Shpërndaje në: Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron që postin e presidentit ta mbajë nën ombrellën e Lëvizjes Vetëvendosje. Salihu ka thënë se arsyeja pse sot nuk u konstitua Kuvendi është se Kurti po dëshiron t’u mundësojë partnerëve të propozojnë një emër për kryetar të Kuvendit. “Z.

Kurti i ka votat edhe për qeveri edhe për Kuvend. Fakti që z. Kurti nuk e propozoi sot kryetarin e Kuvendit, ishte jo lojë politike por më shumë gatishmëri politike e tij që të reflektojë ose t’ua mundësojë partnerëve të propozojnë një emër për kryetar të Kuvendit e që të mos jetë i Vetëvendosjes. Duket se z.

Kurti e ka përnjëmend se nuk dëshiron që presidenti të kalojë në nivele tjera politike. Dëshiron të mbetet nën ombrellën e VV-së”, ka thënë Salihu në Speciale në KTV. Salihu ka thënë se Kosova në vitet e fundit është shndërruar në shtet ku të gjitha vendimet politike janë orientuar vetëm në aktgjykime të Kushtetueses.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jemi shndërruar në një shtet ku të gjitha vendimet ose vendimmarrja politike është e orientuar apo e bazuar vetëm në aktgjykime e jo në vendimmarrje demokratike që del si rezultat i proceseve elektorale apo kompromiseve të nevojshme të lidershipit…Edhe sot u dërguan mesazhe që prapë edhe kjo legjislaturë, qysh në fillet e saj, do të përballet me vendime të rëndësishme ose të rrezikshme të Gjykatës Kushtetuese, të rrezikshme në kuptimin e funksionimit natyrisht”, ka thënë Salihu në Speciale në KTV.

Burimi: Koha