Përfundon kontrolli në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, nuk u

0%

Kontrolli i Policisë së Kosovës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka përfunduar dhe nuk është gjetur ndonjë mjet i dyshimtë. Policia kishte ndërmarrë masa të menjëhershme të sigurisë pas një informate të pranuar rreth orës për një mjet të dyshuar shpërthyes në këtë lokacion. Zëdhënësi e Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar për KALLXO.com se kontrolli ka përfunduar.

“Kontrolli policor ka përfunduar. Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”- ka deklaruar Pllana.

Burimi: Kallxo