Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe mbarë opinionin në Pejë. Sinjali mëson se Arianit Çetaj , 34 vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e së enjtes në shtëpinë e familjes, në rrugën “Vëllazëria Dalemani” në Pejë.
Sipas burimeve të Sinjalit, vetëm pak orë më parë, Arianiti kishte qenë së bashku me babain dhe familjarët në një dasmë në Prizren. Ata ishin kthyer në shtëpi rreth orës të mëngjesit, ndërsa secili ishte tërhequr për të pushuar. Rreth orës , babai dhe vëllai i tij e kanë gjetur Arianitin të përkulur mbi një divan në tarracën e shtëpisë.
Ata kanë kërkuar menjëherë ndihmën e Emergjencës dhe të Policisë, por mjeku kujdestar vetëm ka mundur të konstatojë vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit, krimteknikët dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjeko-ligjore. Sinjali i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çetaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit. U prehtë në paqe.
Ekskluzive | Ky është 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në Pejë Ekskluzive | 34-vjeçari që humbi jetën në Pejë është djali i rapsodit të njohur Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
