Kosova mund t’i humbasë mbi 100 milionë euro nëse mbetet me

0%

Shpërndaje në: Zvarritja e përmbylljes së seancës konstituive dhe e formimit të qeverisë mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e rreth 100 milionë eurove deri në fund të vitit, fonde të zotuara për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka vlerësuar se çdo vonesë në krijimin e institucioneve rrit rrezikun për humbjen e më shumë fondeve nga Plani i Rritjes. “Tashmë humbja nuk do të vlerësohet në dhjetëra miliona, por në qindra miliona euro, pasi që Kosova i ka humbur disa afate.

Ka raportuar në korrik për mbushjen e disa kritereve, për të cilat është dashur të raportojë në qershor dhe vetëm pritet që Komisioni të konfirmojë se sa mjete janë humbur. Bile, po shqyrtohet mundësia që mjetet të cilat Kosova nuk i vë në funksion t’u jepen vendeve të tjera”, ka thënë Palokaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrezikun për këtë e ka paralajmëruar edhe Jeton Zulfaj, i cili është koordinator Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje Ekonomike. Sipas tij, moszbatimi i hapave të Agjendës së Reformave, e cila parasheh gjithsej 111 të tillë, lidhet me mungesën e institucioneve funksionale, pasi një pjesë e tyre duhet të miratohen në Kuvend.

“Me këto 18 hapa të cilat i kemi zbatuar, kanë qenë gjithsej 79 hapa deri në dhjetor. Por kur i heqim këta 18 hapa, rezulton që në dhjetor pastaj mbesin edhe 61 hapa të tjerë, të cilët duhet të zbatohen deri me 31 dhjetor.

Dhe shuma që përllogaritet që mund të humbet në fund të dhjetorit, nëse nuk zbatohen hapat të cilat afatin e fundit e kanë 31 dhjetor, mund të jetë mbi 100 milionë euro”, ka thënë Zulfaj. Kosova tashmë i ka humbur disa milionë, pasi nuk ka arritur të përmbushë obligimet e përcaktuara, për të cilat kishte afat deri në fund të qershorit dhe në mesin e korrikut.

Edhe Arbëri 2 mar 2026 Si u përdorën shantazhi, ndarja e territorit e stabilokracia në dëm të vendit… Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një paketë financiare e Bashkimit Evropian me vlerë prej 6 miliardë eurosh, nga e cila për Kosovën janë paraparë mbi 880 milionë euro në formë grantesh dhe huash të favorshme.

Lirimi i fondeve bëhet në këste dhe kushtëzohet nga zbatimi i Agjendës së Reformave, e cila përfshin masa në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në tregun e përbashkët evropian. Një pjesë e këtyre reformave kërkon miratim në Kuvendin, që në shumicën e kohës ka qenë jofunksional përgjatë një viti e gjysmë. Egzona Mema

Burimi: Koha