Treni godet një veturë në Fushë Kosovë, s’dihet për të lënduar

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kosovë, ku një tren ka goditur një veturë. Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me rastin. Deri në publikimin e këtij lajmi, policia nuk ka kthyer përgjigje.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet sapo të ketë informacione zyrtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com