Kuqezinjtë në udhëkryq

0%

Muaji gusht është periudha kur merkatoja vendos fatin e shumë futbollistëve, por për disa nga lojtarët e Kombëtares shqiptare e ardhmja mbetet ende një enigmë. Me ndeshjet e Ligës së Kombeve që afrohen në muajin shtator, trajneri Rolando Maran pret që kuqezinjtë të jenë të sistemuar sa më shpejt në klubet e tyre, në mënyrë që të mbërrijnë në grumbullim me ritëm dhe minuta në këmbë.

Elseid Hysaj është emri më i rëndësishëm mes lojtarëve që aktualisht janë pa skuadër. Pas pesë sezonesh me Lacion, mbrojtësi me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares mbylli aventurën në kryeqytetin italian. Hysaj refuzoi një ofertë nga Leçe, ndërsa po vlerëson alternativat e tjera.

Mes tyre nuk përjashtohet as një transferim në Arabinë Saudite, ku interesimi për futbollistin shqiptar mbetet i lartë. Duke se situata është zgjidhur për Marash Kumbullën. Mbrojtësi u rikthye te Roma pas huazimit te Majorka, por nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Xhan Piero Gasperini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vetëm një vit të mbetur në kontratë, Kumbulla ka kaluar te Rajo Vajekano në huazim, por me opsionin e blerjes nëse gjërat shkojnë mirë. Në Spanjë ai do të bëhet shok skuadre me Ivan Balliun. E ardhmja e Kristjan Asllanit gjithashtu mbetet pezull. Mesfushori shqiptar mund të përfshihet në një shkëmbim me Moussa Diaby, që do ta çonte në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve, lojtari ka dhënë pëlqimin për transferimin, ndërsa tani mbetet që klubet të arrijnë marrëveshjen financiare për të finalizuar operacionin. Pa ekip është edhe portieri Elhan Kastrati, i cili u largua nga Eintracht Braunschweig dhe vijon kërkimet për sfidën e radhës në karrierë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve më 26 shtator në shtëpi kundër Bjellorusisë.

Burimi: Bota Sot