Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet se vendi po përballet me mungesë municionesh, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara disponojnë rezerva të mëdha armësh. “SHBA-të kanë sasi të mëdha ‘materialesh lufte’, veçanërisht të llojeve të caktuara. Përveç kësaj, prodhohen vazhdimisht sipas nevojës”, s hkroi Trump në rrjetin social Truth Social.
Deklarata vjen në një kohë kur administrata amerikane po përballet me pyetje për gjendjen e arsenalit ushtarak, ndërsa konflikti me Iranin ka hyrë në muajin e gjashtë dhe SHBA-ja vazhdon të furnizojë edhe Ukrainën me armë.
Sipas CBS News, SHBA ka përdorur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të raketave me precizion të gjatë, ndërsa The Washington Post raportoi se Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, janë përplasur për shkak të shqetësimeve mbi rezervat e armëve. Trump i mohoi këto raportime dhe paralajmëroi ndëshkime për personat që zbulojnë informacione të klasifikuara.
“Ata që kanë publikuar këto deklarata tradhtare do të ndiqen penalisht. Do të kërkohen dënime të gjata me burgim” , u shpreh ai. Ndërkohë, Pentagoni këmbëngul se rezervat amerikane mbeten të mjaftueshme, ndërsa prodhimi i armëve po rritet për të përballuar kërkesat në rritje.
