Cardi B rrëfen pasiguritë që kishte gjatë adoleshencës

0%

Reperja e njohur Cardi B ka folur hapur për pasiguritë që kishte ndaj trupit të saj gjatë adoleshencës dhe mënyrat që përdorte për t’u ndier më e sigurt me pamjen. Në një intervistë për revistën “People”, ajo tregoi se vendoste dy ose tri palë geta poshtë xhinseve, në mënyrë që ijet, kofshët dhe të pasmet t’i dukeshin më të plota.

“Kur isha adoleshente, kjo ishte diçka që më bënte të ndihesha keq, prandaj mbushja xhinset. Vendosja dy ose tri palë geta poshtë tyre që të pasmet dhe kofshët të dukeshin më të plota”, ka thënë Cardi B. Ajo shpjegoi se në kulturën ku është rritur, format më të theksuara trupore konsideroheshin më tërheqëse, ndaj kishte frikë se mos dukej “shumë e sheshtë” kur vishte xhinse të ngushta.

Sot, reperja thotë se mënyra e saj e veshjes ndryshon në varësi të humorit, por synimi i saj mbetet të ndihet njëkohësisht seksi dhe rehat. “Ndonjëherë dua të vishem shumë elegante, ndonjëherë më profesionale, e herë të tjera më konservatore. Por në fund dua të ndihem seksi dhe rehat”, ka deklaruar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cardi B ka folur edhe për ndërhyrjet estetike, duke bërë të ditur se ka reduktuar injeksionet në të pasmet, të cilat i kishte bërë në moshën 21-vjeçare. Sipas saj, vendimi për ta zvogëluar efektin e tyre lidhet me përmasat e trupit dhe dëshirën për t’u ndier më mirë me një pamje më natyrale. “Nuk kam pse të fshihem. Jam shumë e sinqertë.

Kam bërë dy ndërhyrje me liposuksion dhe një reduktim të të pasmeve”, ka thënë Cardi B. Reperja iu përgjigj edhe kritikave në rrjetet sociale, duke theksuar se publiku e ka parë trupin e saj prej vitesh dhe se ajo nuk ndien nevojë të justifikohet për zgjedhjet personale. “Mos u sillni sikur sapo më keni zbuluar. E keni parë trupin tim prej shumë vitesh.

Unë jam rehat me veten time”, ka përfunduar ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com