Arbnor Muja mund të rikthehet në Belgjikë. Sint-Truiden është seriozisht i interesuar për ta bashkuar sërish me grupin. Ka disa ditë që negociatat me Samsunspor vazhdojnë. Në anën tjetër firma mund të vijë që këtë fundjavë. 27-vjeçari ishte në huazim te Sint-Truiden në edicionin e kaluar. Shënoi 6 gola në 28 paraqitje dhe eksperienca në Belgjikë u konsiderua pozitive.
Kujtojmë se te Kombëtarja është harruar. Kujtojmë se ka edhe një vit kontratë, për këtë Samsunspor nuk duket se do pengojë shitjen e kartonit.
