Granit Xhaka rikthehet te Sunderlandi me një mesazh emocional për

0%

Granit Xhaka ka dërguar një mesazh emocional për tifozët e Sunderlandit pas rikthimit në stërvitje me skuadrën angleze. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane iu bashkua të enjten ekipit pas pushimit që kishte marrë pas angazhimeve me Kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës.

Xhaka, i cili është një nga liderët e skuadrës së Sunderlandit, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë për sezonin e ri. “Ne krijuam kujtime që do të qëndrojnë me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita, të dëgjosh duke kënduar me një zë… këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë”.

“Faleminderit që besuat. Faleminderit që qëndruat me ne në çdo hap të rrugës. Tani fillon një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja. I njëjti simbol. I njëjti pasion”. Le ta vlerësojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon më të mirë se të mëparshmin. Së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Xhaka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesfushori pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri, teksa kujtojmë që këtë verë ai refuzoi një kalim të mundshëm te Chelsea./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi