Gjen portofolin me dokumente dhe para, qytetari në Viti e dorëzon në

0%

Një qytetar në Viti ka dorëzuar në Polici një portofol të gjetur, brenda të cilit ndodheshin dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, më , kur qytetari B. Haziri është paraqitur në Stacionin Policor në Viti për të dorëzuar portofolin që kishte gjetur.

Pas pranimit të portofolit, Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta kontaktojë pronarin e ligjshëm. Policia bën të ditur se pronarit i janë kthyer të gjitha sendet e humbura, përfshirë dokumentet, kartat bankare dhe paratë. “Drejtori Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë.

Ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet”- shkruan Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo