Legjenda e futbollit francez, Emmanuel Petit, ka vënë në dyshim kandidaturën e Harry Kane për “Topin e Artë”, duke deklaruar se sulmuesi i Bayern Munichut nuk ishte në nivelin e duhur në momentet më të rëndësishme të sezonit.
Edhe pse Kane zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Bundesligë dhe vazhdoi të shënojë rregullisht si me Bayernin ashtu edhe me Kombëtaren e Anglisë, Petit beson se paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve dhe në Botëror kanë zbehur ndjeshëm shanset për ta fituar çmimin prestigjioz, shkruan Indeksonline “Pas këtij Botërori, shanset e Harry Kane për të fituar Topin e Artë janë zvogëluar.
Nëse shikon vetëm Bundesligën, ai padyshim do të ishte kandidat, por në Ligën e Kampionëve dhe me kombëtaren, kur gjërat u bënë vërtet të vështira, ai kryesisht u zhduk,” u shpreh Petit. Ish-mesfushori francez veçoi edhe paraqitjen e Kane në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain. “Harry ishte plotësisht i padukshëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër PSG-së.
Ai mund të kishte bërë më shumë. Është për të ardhur keq pas një sezoni kaq të mirë,” shtoi ai.
