Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, akuzohen për

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, kundër 20 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës. Sipas njoftimit, të pandehurit akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, që lidhet me ngjarjet e viteve 1998-1999.

Në aktakuzë thuhet se M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.Ç., si komandant i njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D., si komandant i Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me 17 të pandehurit e tjerë, dyshohen se kanë marrë pjesë në një operacion të gjerë ushtarako-policor, gjatë të cilit u vranë 107 civilë.

Sipas aktakuzës, gjatë operacionit gratë dhe fëmijët u ndanë nga burrat. Gratë u plaçkitën, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat u ekzekutuan në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”. Po ashtu, sipas Prokurorisë, gjatë operacionit u dogjën edhe shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi ndaj të pandehurve të zhvillohet në mungesë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com