Aksident i rëndë në aksin Sarandë–Ksamil, përplasen tri automjete

0%

Një aksident i rëndë trafiku është raportuar sot në rrugën Sarandë–Ksamil, ku janë përfshirë tri automjete. Sipas mediave në Shqipëri, automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nga aksidenti raportohet se ka persona të plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e ambulancës dhe Policia, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë rrethanat që çuan deri te përplasja.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë për disa minuta, duke shkaktuar vështirësi në trafik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com