Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues Edmond Kaloshin për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit. Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së KLP-së të zhvilluar këtë të enjte. Aty u shqyrtua procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie.
Sipas raportimit të gazetares së TCH, Anila Hoxha, KLP vendosi në mbyllje të mbledhjes për emërimin e Kaloshit në këtë detyrë.
Burimi:
Bota Sot
