Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, synon të lë gjurmë në klubin e ri. Pas shumë vitesh në Rubin Kazan, tani do të luajë në petkun e skuadrës së Spartakut të Moskës. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshje të mirë me klubin nga Moska. Raportohet se kontrata është 3-vjeçare, ndërsa vetëm paga në totalë kap shifrën e 4.2 milionë euro, pa përfshirë bonuset e ndryshme.
“Arkitekti” i kësaj lëvizje ishte agjenti i Mirlind Dakut, Shkumbin Qormemeti. Ky i fundit ia doli të bind drejtuesit e Spartakut për kushte kaq të mira ekonomike. Nëse i referohemi kuotës që ekipi nga Moska shpenzoi për të blerë sulmuesin e Shqipërisë, ishin plotë 11 milionë euro, pra lirimi i klauzolës prej Rubin Kazan.
