Liria e Prizrenit ka arritur suksesin më të madh në verën e vitit 1988, ku u inkuadrua në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë (ku ekipet më të mira të ligës së dytë të Lindjes dhe Perëndimit përbënin ligën).
Ishte gjenerata më e famshme e Lirisë së Prizrenit sa i përket suksesit, krahas që u inkuadrua në ligën e dytë unilke, arriti deri në çerekfinale të Kupës “Marshall Tito” ku u eliminua nga Velezhi i Mostarit. Sulmuesi Rexhep Gaxholli ka lënë gjurmë të mëdha në petkun e Lirisë, ku duhet veçuar edhe golin e tij në javën e 13-të të Ligës së Dytë Unike ndaj Radnickit nga Kragujevci.
Liria e fitoi takimin me rezultat të thellë 3:0 nda Radniçkit në ndeshjen e luajtur me 30 tetor të vitit 1988 para 3 mijë shikuesve në Prizren. “Liria edhe një herë dëshmoi se është e pamposhtur në vatrën e vet. Këtë herë “armët” i dorëzoi Radniçki i Kragujevcit. Pas një loje më të mirë, sidomos në pjesën e dytë, vendasit arritën edhe një fitore të madhe në luftë për mesin e tabelës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin buzë Bistricës në Prizren. Shikues, afro 3000. Koha dhe terreni të përshtatshëm për lojë. Golat i shënuan: Gaxholli në minutën 35-të dhe Tutiq në minutat 67 e 89. Ndeshjen e referoi Stjepan Gjegjoviq i Vinkovcit, me ndihmën e Millan Vukoviqit (Titograd) dhe Nazif Çorakut (Trebinje).
Me karton të verdhë u ndëshkuan Çejku i Lirisë dhe Acimoviqi i Radniçkit”, ka shkruar mes të tjera gazeta “Rilindja” më 31 tetor të vitit 1988. Pas javës së 13-të Liria renditej në vend të nëntë me 11 pikë dhe Radnicki në të 12-tin me 10 sosh.
Liria – Radniçki 3:0 Liria: Milenko Bjeliq, Besim Çejku 7, Ivica Cvetanovski 7, Agim Nikoliqi 6, Behajdin Gjinali 6, Bedredin Gjinali 7, Arsim Hebiballari 6 (Adil Ajazaj 6), Nedim Tutiq 8, Rexhep Gaxholli 7, Osman Ramadani 6 dhe Sahit Kelmendi 6.
Radniçki: Jevremoviq 6 – Bullatoviq 6, Despotoviq 6, Acimoviq 6, Millosheviq 6, Stasheviq 6 – Parizanoviq 5 – Kostiq 5, Tadiq 6, Jakimovski 5 (Staletoviq) dhe Zbiliq 7.
