Futbollisti i Kombëtares së Bregut të Fildisht, Yan Diomande, është shumë pranë transferimit te Real Madridi. Diomande ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll. Sot, futbollisti është larguar nga hoteli i klubit të RB Leipzig dhe niset drejt Madridit. Fillimisht do të mbahen testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë të re.
Marrëveshja mes Real Madridit dhe RB Leipzigut raportohet se është afro 120 milionë euro.
Burimi:
Bota Sot
