Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk prezantoi emrin për kryetar/e të Kuvendit, gjersa kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë. Kurti para deputetëve tha se u duhet dakordim sa më i gjerë për presidentin unifikues.
Ndërpritet seanca, Kurti nuk prezanton emër për kryeparlamentar – kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike “Menjëherë pas certifikimit të rezultateve ne filluam takimet për konstituimin e institucioneve e falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Bedri Hamzën, e falënderoj kryetarin e lidhjes demokratike të Kosovës, zotëri Lumir Abdixhikun për takimet Ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK.
Rifillimi i bisedimeve u bë vetëm në këtë javë. Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me AAK-në, ju ndonëse refuzimi i tyre është i qartë”, tha ai. Tutje, Kurti shtoi se zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan, sepse në prill nuk u zgjodh presidenti. “Ne duam të ecim përpara bashkërisht.
Por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot… Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme të arsyeshme”, është shprehur Kurti.
