Zyrtare: Mirlind Daku, lojtar i ri i Spartak Moskës

0%

Klubi i madh rus, Spartak Moska ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Mirlind Daku, nga Rubin Kazani. Zyrtarizimi i Dakut te klubi i ri ka ardhur më në fund.

Edhe përkundër shumë pakënaqësive nga ana e tifozëve të klubit, të cilët nuk e duan Dakun në ekip dhe kanë protestuar edhe me parulla dhe thirrje “anti-shqiptare”, Spartak Moska ka kompletuar transferimin e Dakut.

“Kosova është Serbi”, Mirlind Daku përballet me thirrje skandaloze nga tifozët e Spartak Moskës Është vet faqja zyrtare e klubit të madh rus qe sot (e enjte) ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar nga Rubin Kazan. “Mirlind Daku është sulmuesi i ri i Spartakut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njëri nga sulmuesit më të fortë në Superligën e Rusisë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin kuq e bardh”, thuhet në njoftimin e Spartakut. Daku pritet të përfitojë një pagë prej 3.3 milionë eurove, si dhe të merr një bonus nënshkrimi në vlerën e 1.5 milionë eurove.

Ndryshe, Daku kaloi tre sezone te Rubin Kazan, duke shënuar të paktën 10 gola në secilin sezon, dhe u bë një nga sulmuesit më të mirë në ligën ruse. Ai pati 38 gola dhe 10 asistime në 89 ndeshje për klubin e Kazanit. Te Spartak Moska, Daku do ta mbajë fanellën me numër 19.

Burimi: Telegrafi