Basketbollistja transgjinore e synon WNBA-në: Nëse më telefonojnë,

0%

Julie Tetard, basketbollistja 1.90 m e gjatë që këtë sezon luajti për Monacon, ka zbuluar se ende ëndërron një karrierë në WNBA, duke deklaruar se do të pranonte pa hezitim një ofertë nga liga më e fortë e basketbollit të femrave në botë.

Megjithatë, deklaratat e saj vijnë në një moment delikat, kur pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e femrave po shkakton polemika të forta në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Sipas “Daily Mail“, 34-vjeçari, e cila luan në rolin e qendrës, mbylli një sezon të shkëlqyer 2025–2026 me skuadrën e Monacos, duke dominuar Ligue 2—kategorinë e dytë të kampionatit francez të basketbollit.

Tetard u shpall shënuesja dhe kërcyesja më e mirë e kampionatit, me mesatare mbresëlënëse prej 21 pikësh dhe 20 ribaundesh për ndeshje. Në muajin mars, ajo regjistroi njërën prej paraqitjeve më të mira të sezonit, duke e mbyllur takimin me 21 pikë dhe plot 30 ribaunde—një rekord absolut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht shifrave të jashtëzakonshme, fakti që nuk u shpall Lojtarja Më e Vlefshme (MVP) e Ligue 2 shkaktoi reagime dhe zemërim te mediat dhe tifozët në Francë. Gjithsesi, ajo u vlerësua me çmimet si Lojtarja e Vitit, Lojtarja Mbrojtëse e Vitit dhe Lojtarja Franceze e Vitit.

Burimi: Bota Sot