Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga autoritetet zvicerane për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”. Më herët, ndaj të kërkuarit ishte caktuar masa provizore e sigurisë “arrest me burg” me afat 40-ditor.
Mirëpo, mbasi Zvicra shprehu zyrtarisht vullnetin për ekstradimin dhe dorëzimin e tij, organi i akuzës kërkoi ndryshimin e kësaj mase. Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës që masa nga arrest me afat të kthehej në “arrest me burg” pa afat, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari i gatshëm.
Me këtë vendim, shtetasi turk do të qëndrojë në qeli deri në përmbylljen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.
