Skuadra e Tiranës do të mbyllë këtë javë përgatitjet që po zhvillon në Turqi si pjesë e kampit stërvitor në prag të sezonit të ri. Dhe bardheblutë kanë vendosur të bëjnë diçka të pazakontë për klubet shqiptare. Kryeqytetasit bënë të ditur se këtë të premte do të luajnë dy ndeshje miqësore në të njëjtën ditë kundër skuadrave të cilat gjithashtu po bëjnë kampet stërvitore në Turqi.
Ndeshja e parë do të luhet në Bolu, ndaj ekipit Al Itihad të Emirateve të Bashkuara Arabe në orën . Ndërkohë, pasdite, skuadra do të udhëtojë drejt Stambollit, ku në orën do të luajë kundër Ejupspor. “Ditën e premte 7 gusht, luajmë 2 ndeshjet e fundit miqësore në fazën përgatitore që po zhvillojmë në Turqi ndaj Al Ittihad dhe Eyüpspor AŞ.
Stafi teknik ka vendosur ti japë minutat e nevojshme të gjithë lojtarëve të grumbulluar për të patur mundësi të shohë me prioritet gjendjen e secilit prej tyre”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.
