Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Policia bën të ditur përmes raportit se pas rastit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një pistoletë me gaz, një karikator dhe dy gëzhoja. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. Malishevë / – . Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me gas me karikator dhe dy gëzhoja.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”.
