Barcelona do të kërkojë transferimin e Rodrit vetëm me një kusht

0%

Klubi katalunas, Barcelona është e interesuar të transferojë mesfushorin Rodri nga Manchester City, por ata fillimisht duan miratimin e tij.

Kanë dalë raportime se bisedimet midis Manchester Cityt dhe Real Madridit kanë dështuar për shkak të mungesës së marrëveshjes mbi tarifën e transferimit, ndërsa mesfushori spanjoll po shqyrton mundësinë e bashkimit me Barcën pasi zhvilloi bisedime me bashkatdhetarët e tij në klub.

Megjithatë, Barça do të shtojë përpjekjet e saj nëse 30-vjeçari i jep dritën jeshile transferimit përfundimtar. Dështojnë bisedimet e Real Madridit për transferimin e Rodrit, Barcelona tani në garë Sipas gazetës Mundo Deportivo , Barcelona do të bëjë një lëvizje për Rodrin vetëm nëse ai i jep përparësi bashkimit me ta para Real Madridit. 🚨 𝐍𝐨𝐭𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐌𝐃 El Barça, a la expectativa con Rodri: si él lanza una señal se estudiará ✍️ @ffpolo — Mundo Deportivo (@mundodeportivo) August 6, 2026 City ka të ngjarë të kërkojë 60-65 milionë euro për t’u ndarë nga fituesi i Kupës së Botës 2026, gjë që do t’i ndërlikojë shanset e Barcelonës për shkak të buxhetit të tyre të ngushtë për transferime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Barcelona aktualisht po i jep përparësi një transferimi të një qendërsulmuesi, me Julian Alvarez të Atletico Madrid që mbetet objektivi kryesor.

Burimi: Telegrafi