Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagës me armë

0%

Ky është 52-vjeçari Fatmir Olluri nga Dobraja e Madhe e Lipjanit i cili humbi jetën tragjikisht i cili një natë më parë ishte plagosur rëndë në kokë me armë zjarri. Ai ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit, pasi ishte gjetur i plagosur në kokë. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë të gjitha njësitë relevante policore, si dhe Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila kishte urdhëruar inicimin e rastit si “ Vetëvrasje në tentativë ”. Gjatë ekzaminimit, arma që dyshohet se ishte përdorur në rast ishte sekuestruar.

Ekskluzive | Humb betejën për jetën 52-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri në Lipjan Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Fatmir Olluri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës , në Intensiven Qendrore të QKUK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “ Hetim mbi vdekjen ”. Tutje bëhet e ditur se Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në luftën për liri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com