Nis seanca e parë e Kuvendit të ri, deputetët e Legjislaturës së

0%

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për Legjislaturën e 11-të. Deputetët e rinj janë mbledhur në sallën e Kuvendit për të nisur procedurat e para të konstituimit të përbërjes së re parlamentare. Në rend të ditës është formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve.

Ky komision do të shqyrtojë dokumentacionin lidhur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe më pas do t’i paraqesë Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Pas miratimit të raportit të këtij komisioni, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com