Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Para nisjes së seancës konstituive, Balje tha se vota e saj do të jetë kundër propozimit të VV-së për kryeparlamentar. Ajo shtoi se, sa i përket zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, ende nuk janë zhvilluar bisedime.
“Nuk e votojmë propozimin e VV-së për kryeparlamentar. Për presidentin nuk kemi biseduar ende, ” deklaroi Balje. Deklarata e saj vjen para vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të tentohet sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
