Egnatia mund të mësojë për fatin e saj në Europë

0%

Skuadra e Egnatias është mundur me shifrat 3:1 nga Shemrok Rovers në Irlandë duke komplikuar seriozisht kalimin e turit në Ligën e Europës dhe arritjen e play-off në këtë turne.

Rrogozhinasit kanë edhe sfidën e kthimit në dispozicion për të tentuar përmbysjen, por duke parë paraqitjen dhe kolapsin që pësoi ekipi në disa momente në ndeshjen e parë, në stafin e kampioneve të Superiores po fillojnë të mendojnë për eventualitetin e “zbritjes” në play-off të Ligës së Konferencës.

Sipas shortit të hedhur nga UEFA, aty do të përballen me humbësin e çiftit KuPS-Universitatea Krajova. Ndeshja e parë e tij luhet sot në orën në Finlandë, me kthimin që do të zhvillohet një javë më vonë në Rumani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kësisoj, stafi pritet të monitorojë sot këtë duel për të parë situatën e kundërshtarëve potencial në Ligën e Konferencës, në atë që do të ishte pengesa e fundit për të arritur fazën në grupe.

Burimi: Bota Sot