Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A. H. 26 vjeç, nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes, i cili ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në territorin e Shtimes.
Pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. 69 vjeç nga Shtimja. Në prani të zyrtarëve policorë, pronarit i janë kthyer dokumentet personale, si dhe paratë e gjetura në vlerë prej 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerëson lart veprimin e qytetarit A.
H., i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar sendet e gjetura, duke dhënë një shembull të qytetarisë dhe bashkëpunimit me policinë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
