Të martën në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A. Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes, i ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në territorin e Shtimes.
Sipas një njoftimi për media thuhet se pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. (69 vjeç) nga Shtimja. “Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me para dhe dokumente dhe ia dorëzon policisë. Më datën , në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A.
Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes, i cili ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në territorin e Shtimes. Pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. (69 vjeç) nga Shtimja”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se në prani të zyrtarëve policorë, pronarit i janë kthyer dokumentet personale, si dhe paratë e gjetura në vlerë prej 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerëson lart veprimin e qytetarit A.
Hysenaj, i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar sendet e gjetura, duke dhënë një shembull të qytetarisë dhe bashkëpunimit me policinë”, thuhet në njoftim.
