Nata e gjashtë e protestës në Divjakë/ Banorët nuk tërhiqen nga

0%

Banorët e Divjakës kanë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës natën e gjashtë radhazi të protestës kundër projektit të reformës territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.

Të mbledhur në qendër të qytetit, protestuesit shprehën edhe një herë kundërshtinë e tyre ndaj këtij projekti, duke theksuar se janë të vendosur të vazhdojnë protestat deri në anulimin e tij.

Gjatë fjalimeve të mbajtura, banorët u bënë thirrje deputetëve të zgjedhur me votat e qytetarëve të Divjakës, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, që të mbështesin kërkesën e tyre dhe të mbajnë qëndrim publik në mbrojtje të interesave të komunitetit. Protestuesit deklaruan se nuk do të ndalin tubimet derisa qeveria të tërhiqet nga projekti për bashkimin e Divjakës me Lushnjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përfundim të protestës, banorët vijuan ritualin e përnatshëm, duke marshuar nëpër rrugët e qytetit, si shenjë e vendosmërisë për të vazhduar kundërshtimin e tyre.

Burimi: Bota Sot