Komuna e Podujevës i kundërpërgjigjet KRM “Pastrimi”: Reçica po

0%

Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeshefit ekzekutiv të KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe duke e akuzuar atë për përpjekje që përgjegjësinë për gjendjen me mbeturinat në komunë ta bartë te institucionet lokale.

Në reagimin e saj, Komuna thekson se problemi me grumbullimin e mbeturinave është shfaqur vetëm gjatë këtij viti dhe jo përgjatë katër viteve të fundit, siç pretendohet nga KRM “Pastrimi”.

Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Podujevës Sipas Komunës, ajo ka qenë e gatshme të procedojë në Kuvend propozimin për rishikimin e tarifave të shërbimit, por vlerëson se një vendim i tillë nuk mund të merret në kohën kur, sipas saj, shërbimi i grumbullimit të mbeturinave është në nivelin më të ulët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna argumenton gjithashtu se problemi nuk lidhet vetëm me tarifat, duke theksuar se vështirësi të ngjashme me menaxhimin e mbeturinave ka edhe në komuna të tjera ku operon KRM “Pastrimi”, përfshirë edhe Prishtinën.

Pasi komuna shpalli gjendje të jashtëzakonshme, reagon kompania Natyra: Po vazhdojmë pastrimin e mbeturinave në fshatrat e Podujevës Në reagim thuhet se gjatë viteve 2022–2025 Komuna e Podujevës e ka subvencionuar KRM “Pastrimi” me gjithsej 100,640 euro, ndërsa në bashkëpunim me GIZ-in ka financuar regjistrimin e ekonomive familjare, me qëllim zgjerimin e bazës së konsumatorëve.

Sipas Komunës, përgjegjësi për futjen e këtyre konsumatorëve në sistemin e faturimit ka qenë menaxhmenti i KRM “Pastrimi”, por kjo nuk është realizuar. Komuna thekson po ashtu se ndërmarrjen e ka mbështetur edhe me tre kamionë për bartjen e mbeturinave, dy të siguruar përmes donacionit të GIZ-it dhe një nga Komuna e Linzit, duke pretenduar se aktualisht të gjithë janë jashtë funksionit.

Podujeva shpall gjendje emergjente nga mbeturinat Lidhur me deklaratat e Reçicës se shpallja e gjendjes emergjente është një skenar për krijimin e krizës, Komuna i ka cilësuar ato si të papërgjegjshme, duke insistuar se gjendja me mbeturinat në Podujevë është pasojë e dështimit të KRM “Pastrimi” në kryerjen e obligimeve të saj.

Në fund të reagimit, Komuna thekson se përgjegjësia për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave i takon ekskluzivisht KRM “Pastrimi” dhe jo Drejtorisë së Shërbimeve Publike, duke shtuar se çdo përpjekje për ta zhvendosur fajin nuk ndryshon realitetin në terren.

Burimi: Telegrafi