Ekskluzive | “T’i bluaj eshtrat në makinën e mishit” – arrestohet pas

0%

Pas më shumë se një muaji në arrati, Policia e Kosovës ka arrestuar Ardian Kamberajn, personin e dyshuar për kanosjen e një zyrtari policor në Prizren. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari, pavarësisht ftesave të përsëritura për t’u paraqitur në Stacionin Policor, kishte shmangur organet e rendit dhe nuk ishte vënë në dispozicion të hetimeve.

Sipas të njëjtave burime, incidenti kishte ndodhur rreth një muaj më parë, kur Kamberaj i ishte afruar një zyrtari policor, i cili në ato momente ndodhej jashtë detyrës zyrtare, duke e kanosur me fjalët: “S’ma nin mu që je polic. T’i bluaj eshtrat në makinën e mishit”. Pas veprimeve intensive operativo-hetimore, hetuesit policorë kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Kanoset një zyrtar policor në Prizren, i dyshuari po kërkohet nga Policia Sinjali mëson se Ardian Kamberaj konsiderohet recidivist i veprave penale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com