Një pilot i Malaysia Airlines është arrestuar në Xhakartë pasi u kap duke transportuar rreth 26 kilogramë MDMA (mbi 70,000 pilula ekstazi) dhe një sasi të vogël metamfetamine nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Soekarno-Hatta. Policia njoftoi se në bagazhin e tij u gjetën 14 pako me MDMA( pilula ekstazi ) dhe një sasi e vogël metamfetamine.
Testi i urinës i kryer pas arrestimit rezultoi pozitiv për kokainë, MDMA dhe metamfetaminë, ndërsa hetuesit gjetën në çantën e tij edhe një shishe me urinë të pastër, e cila dyshohet se do të përdorej për të manipuluar testet e drogës.
Gjatë marrjes në pyetje, piloti pranoi se i ishin premtuar rreth 13 mijë dollarë për transportimin e drogës dhe deklaroi se kjo ishte hera e tretë që kryente kontrabandë të narkotikëve drejt Indonezisë. Autoritetet indoneziane, në bashkëpunim me policinë e Malajzisë, kanë nisur hetime për të zbuluar një rrjet më të gjerë ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Ndërkohë, Malaysia Airlines ka bërë të ditur se ka nisur një hetim të brendshëm, duke theksuar se ka zero tolerancë ndaj shkeljeve të ligjit dhe po bashkëpunon plotësisht me autoritetet shkruan CNN,transmeton Sinja;o Nëse shpallet fajtor, piloti rrezikon burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje , pasi Indonezia zbaton ndër ligjet më të ashpra në botë kundër trafikimit të narkotikëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
