Futbolli shqiptar në zi, shuhet në moshën 56-vjeçare ish-kapiteni

0%

Ndahet nga jeta e Besnik Çota, ish-kapitenin dhe ish-trajnerin e Sopotit të Librazhdit. Kjo ngjarje e rëndë ka futur në zi sportin librazhdas. Ai u nda nga jeta mbrëmjen e kësaj të mërkure në një spital në Tiranë, pas një lufte të gjatë dhe me dinjitet me një sëmundje të rëndë dhe trajtimit me dializë.

Gjatë viteve ’90, ai spikati si një nga mesfushorët organizatorë më të mirë, me cilësi të larta teknike, vizion dhe si kapiten që udhëhoqi skuadrën në sfida të rëndësishme. Pas fushës, ai i dha jetë ekipeve zinxhir dhe ekipit të parë të Sopotit, duke u kujtuar nga brezat e rinj si një trajner i urtë, korrekt dhe i përkushtuar.

Ikja e tij lë një boshllëk të madh në sportin e Librazhdit dhe atë shqiptar, ku ai gëzonte respekt të jashtëzakonshëm si sportist dhe si njeri. Familjes Çota, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv të Librazhdit u shprehen ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe, Besnik Çota.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së Sopotit dhe futbollit librazhdas.

Burimi: Bota Sot