Lajmi i bujshëm, Fisnik Asllani me klub të ri! Ja sa milionë euro do

0%

Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, bëhet më klub të ri. Sipas informacioneve të “Sky”, e ardhmja e Fisnik Asllanit tashmë është vendosur! 23-vjeçari do t’i bashkohet RB Leipzigut. “Sky” ka mësuar se marrëveshja është arritur në parim prej disa ditësh. Tani mbetet vetëm të kryhet kontrolli mjekësor, i cili pritet të nisë të enjten.

Për këtë ka raportuar edhe gazeta “Leipziger Volkszeitung”. Aslllani do të nënshkruajë kontratë me Leipzigun deri në vitin 2031. Së fundmi, sulmuesi është stërvitur individualisht, pasi nuk u përfshi në fazën përgatitore të Hoffenheimit për shkak të transferimit të afërt.

Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka finalizuar transferimin te RB Leipzigu nga Hoffenheimi për 30 milionë euro, shkruan gazetari i njohur Fabrizio Romano.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot