Një person ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të lehta si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në një veturë në Gjilan. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas tij, Policia ka pranuar informatën rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, ndërsa dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes”, ka thënë Hashani. Në automjet ndodheshin dy persona, drejtuesi i veturës dhe një pasagjere. Si pasojë e shpërthimit, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në spital, ndërsa pasagjerja ka pësuar lëndime të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa motivi i shpërthimit ende nuk dihet.
