Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona në zonën e Brezovicës, afër qendrës së skijimit. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës , kur Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar informatën për një kanosje me armë.
Nga hetimet fillestare dyshohet se tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe nuk kishte pranuar ta largonte për t’ua mundësuar kalimin.
Pas një konflikti verbal, i dyshuari N.H., 65-vjeçar dhe shtetas i Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre. Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
