Futbollistët e gjigantit turk Fenerbahçe fituan me rezultat 2:0 në shtëpi ndaj skuadrës austriake Sturm Graz, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Champions Laguae. Turqit kaluan në epërsi që në minutën e 9-të me golin e futbollistit Talisca.
Deri në fund të pjesës së parë rezultati u thellua në 2:0, falë golit të përforcimit më të ri të klubit, Mason Greenwood, në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë nuk pati gola dhe Fenerbahçe arriti ta ruajë epërsinë prej dy golash, me të cilën do të udhëtojë pas shtatë ditësh në Graz për ndeshjen e kthimit.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në kuadër të kualifikimeve për Champions, skuadra daneze Aarhus triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Sabah Baku nga Azerbajxhani.