Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën të sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre. Nga këto, një zjarr është aktiv, dy janë vënë nën kontroll dhe 11 janë shuar plotësisht. Zjarri në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Greshnicë, në lokalitetin Stojanova Naselba, mbetet aktiv, ku digjet bimësi e ulët, pyll i degraduar dhe shkurre.
Zjarret në deponinë në Delçevë dhe pranë fshatit German në Komunën e Rankovcit, ku është prekur bimësia e ulët, janë nën kontroll. Gjatë ditës, 11 zjarre u shuan plotësisht në disa lokacione në të gjithë vendin, në komunat Zhelinë, Gostivar, Vinicë dhe Zërnovc, Manastir, Prilep, Dollnen, Likovë, Kratovë, Negotinë, Kavadar dhe Karposh.
