Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një persona pasi dyshohet se ka keqpërdorur investimet e një shtetasi të huaj, duke e dëmtuar në shumën rreth 500 mijë euro, në Prishtinë.
Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pranimit të informacioneve në lidhje me veprimet e një personi të dyshuar, me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale – keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi, dhe – mashtrim, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit të lartcekur.
“I lartcekuri dyshohet se kishte keqpërdorur investimet e ankuesit mashkull shtetas i huaj, ku me këtë rast e ka dëmtuar ankuesin në vlerë rreth 500.000 euro”- thuhet në njoftimin e Policisë. Lidhur me rastin, sipas njoftimit, është informuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit pas intervistimit i dyshuari i lartcekur është ndaluar për 48 orë.
