Ruben Amorim ka pranuar se për momentin e rëndësishme është që Milani i tij nuk u mund në derbin ndaj Interit, në miqësoren e zhvilluar në Australi. Pas sfidës së mbyllur me shifrat 1-1, ai pranoi se ekipi kishte vuajtur për disa pjesë loje. “Është e rëndësishme që nuk humbëm, por gjëja më e rëndësishme është të përmirësohemi si ekip.
Ne filluam duke bërë presion shumë mirë, por Interi ka shumë përvojë, ata e kuptuan menjëherë se çfarë po bënim dhe ne vuajtëm kundër tyre në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë. Njëzet minutat e fundit të ndeshjes, megjithatë, ishin të mira. Ishte një provë e mirë, por na duhen më shumë ndeshje për të testuar të gjithë lojtarët.
Mendoj se mund ta shihni se si përpiqemi ta lëvizim topin shpejt. Po përpiqemi të udhëheqim shumë nga mbrojtja, por pa të njëjtat rreziqe që morëm kundër Sëlltik. Ishte gjithashtu një ndeshje e mirë fizikisht. Mund të përmirësohemi shumë fizikisht, por mendoj se luajtëm mirë në përgjithësi. Leao? Nëse je lojtar i Milanit, je me fat dhe duhet të kënaqesh.
Ai po argëtohet, por është lojtar i ekipit. Ai e ndihmoi ekipin sot dhe kjo është e rëndësishme, fokusi është te ekipi. Por unë e vlerësoj atë njësoj si Nkunku, Kamarda dhe të tjerët. Çfarë ka nevojë për përmirësim? Gjithçka, veçanërisht me topin. Nëse kemi më shumë zotërim, do të kemi më pak vështirësi.
Por është diçka që kërkon kohë, diçka për të cilën duhet të punojmë: duhet të kemi më shumë mbajtje topi për të pasur më pak vështirësi”, tha ndër të tjera Amorim pas sfidës.
