Ardian Hasani – futbollisti më i ri i FC Prishtinës

0%

Ardian Hasani është futbollisti më i ri i FC Prishtinës. Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga Trepça ’89, ku në edicionin e kaluar ishte futbollisti më efikas i skuadrës. Me ardhjen e tij, ai pritet të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv dhe të japë kontribut të rëndësishëm për ekipin gjatë sezonit 2026/27.

Pas nënshkrimit të kontratës me bardhekaltrit, Hasani u shpreh për faqen zyrtare të klubit: “Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe transferimin te FC Prishtina. Do ta jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin në objektivat e këtij sezoni”

Burimi: Bota Sot