Lara Gut – Behrami i jep fund karrierës së saj të suksesshme në skijim. Lara Gut-Behrami është gruaja e ish futbollistit të mirënjohur, valopn Behrami. Ndryshe njihet si nusja e Kosovës. Ajo ka përfunduar karrierën.
Skiatorja nga Ticino e konfirmoi lamtumirën: “Pata fatin dhe nderin të përjetoja një karrierë shumë të gjatë dhe intensive, të shpreh ëndrrat dhe dëshirat e mia përmes garave dhe ta bëj këtë rrugëtim pranë njerëzve të jashtëzakonshëm”. “Për një kohë të gjatë u spekulua nëse ajo do të rikthehej pas dëmtimit të rëndë në gju.
Në nëntor 2025, gjatë përgatitjeve për sezonin, ajo këputi ligamentin dhe atë anësor të gjurit të majtë. Edhe pse para sezonit kishte paralajmëruar se ai do të ishte i fundit” , ka shkruar mes të tjera media zvicerane “Blick”.
Në maj 2026 ajo deklaroi se ende nuk kishte vendosur, ndërsa drejtuesi i ekipit të Head, Rainer Salzgeber, tha se vendimi do të merrej pasi të provonte sërish të skijonte. Në fund, rikthimi nuk ndodhi.
Gut-Behrami tha se dëshiron të largohet pa dhimbje të vazhdueshme: “Edhe pas pothuajse njëzet vitesh sporti elitar, rrëzimeve dhe lëndimeve, nuk kam dhimbje të përhershme dhe dua që të mbetet kështu. Prandaj e di se tani është momenti i duhur për të mos e shtyrë më veten përtej kufijve”.
Ajo falënderoi prindërit, vëllain Ian dhe bashkëshortin e saj, ish-futbollistin shqiptar me pasaportë zvicerane Valon Behrami. Një karrierë e jashtëzakonshme Debutoi në Kupën e Botës në vitin 2007, vetëm 16 vjeçe. Podiumi i parë erdhi në St. Moritz në vitin 2008. Fitoren e parë në Kupën e Botës e arriti po në St. Moritz, në Supersllallom të madh në vitin 2008.
Në total fitoi 48 gara të Kupës së Botës, duke qenë skiatorja e dytë zvicerane më e suksesshme pas Vreni Schneider (52 fitore). Fitoi 2 Kristale të Mëdha si fituese e përgjithshme e Kupës së Botës (2016 dhe 2024). Fitoi 6 Globe Kristali në Supersllallom të madh dhe një Kristal në sllallomine madh (2023/24).
Medaljet më të rëndësishme – Lojërat Olimpike: Medalje të artë në Supersllallom të madh (Pekin 2022) Medalje të bronztë në sllallomin e madh (Pekin 2022) Medalje të bronztë në lëshim (Soçi 2014) Kampionatet Botërore: 2 medalje të arta 4 medalje të argjendta 3 medalje të bronzta
