Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë

0%

Një futbollist 24-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa 12 lojtarë të tjerë janë plagosur pasi një rrufe goditi një fushë futbolli gjatë një ndeshjeje në provincën Narathiwat, në jug të Tajlandës. Ngjarja ndodhi të martën, teksa dy ekipet po luanin në stadiumin Santiphap, mes reshjeve të dendura të shiut të shkaktuara nga sezoni i musoneve.

Sipas mediave ndërkombëtare, rrufeja goditi në zonën e penalltisë, duke lënë të vdekur në vend futbollistin Safwan Awae. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur lojtarët përpiqen t’i japin ndihmën e parë, ndërsa ekipet mjekësore mbërrijnë në vendngjarje.

Shefi i policisë, Thun Sirikhunt, bëri të ditur se 24-vjeçari u dërgua në spital në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Në incident u plagosën edhe 12 persona të tjerë, përfshirë futbollistin malajzian Alif Ezzahan Zulkifli, të cilët morën trajtim mjekësor në një spital lokal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com